Sekreti im lyrics
by Xhensila
[Teksti i "Sekreti im" ft. Pirro Cako]
[Strofa 1: Pirro Cako]
Në hapsirën time më intime, ku veç Zotit, s'hyn njeri
Rreze dielli je për mua vetëm ti
Po m'i ngroh të gjitha dhomat në çdo cep të zemrës sime
Ma tundove me një mijë e një mendime
[Pararefreni: Xhensila & Pirro Cako]
Si mjegull vere, m'i prek ti shputat
Më bën të ndjej mornica që shkojnë e vijnë si flutrat
T'i zgjas unë buzet, t'i prek unë duart
Me shpresën tek magjia, se ndoshta ndodh çudia
[Refreni: Xhensila]
Je sekreti im dhe askush s'e di
Ti vjen çdo natë në shtratin tim e pranë meje rri
Je sekreti im dhe askush s'e di
Me ty çdo natë, dhe pse ti hesht, unë bëj dashuri
Siç bën çdo njeri
Uh
[Strofa 2: Pirro Cako & Xhensila]
Ti je më e bukur se gjithë notat, se gjithë notat e kësaj kënge
Me e bukur se gënjeshtra e një ëndrre (Ah)
Ndaj nga dashuria jote, të largohem sonte, s'dua
Le të flerë kjo zemra ime në duart e tua
[Pararefreni: Xhensila & Pirro Cako]
Si mjegull vere, m'i prek ti shputat
Më bën të ndjej mornica që shkojnë e vijnë si flutrat
T'i zgjas unë buzet, t'i prek unë duart
Me shpresën tek magjia, se ndoshta ndodh çudia
[Refreni: Xhensila & Pirro Cako]
Je sekreti im dhe askush s'e di
Ti vjen çdo natë në shtratin tim e pranë meje rri
Je sekreti im dhe askush s'e di
Me ty çdo natë, dhe pse ti hesht, unë bëj dashuri
[Pasrefreni: Pirro Cako & Xhensila]
Ha (Ha, ohh)
Na, ha (Na-a), ha (Ha), ha (Ohh)
Ha (Ha, ohh)
Na (Na), ha (Ha, ha), ohh
[Bridge: Të dy, Pirro Cako & Xhensila]
E para herë në jetë
Ku shoh një engjëll vetë
Në shtatë miliardë, je mrekulli e tetë
Me e bukur ti bëhesh, kur për mua buzëqesh
Kur për mua buzëqesh
[Refreni: Xhensila & Pirro Cako]
Je sekreti im dhe askush s'e di
Ti vjen çdo natë në shtratin tim e pranë meje rri
Je sekreti im dhe askush s'e di
Me ty çdo natë, dhe pse ti hesht, unë bëj dashuri
[Mbyllja: Xhensila & Pirro Cako]
Je sekreti im dhe askush s'e di
Ti vjen çdo natë në shtratin tim e pranë meje rri