Ti Shqipëri më jep nder lyrics

by

Elvana Gjata


[Teksti i "Ti shqipëri më jep nder"]

[Verse 1]
O ju malet e Shqipërisë
Dhe ju lisat e gjatë
Fushat e gjëra me lule
Që ju kam ndërmend ditë e natë
Ju bregore bukuroshe
E ju lumenj të kulluar
Çuka, kodra, brinja, gërxhe
E pyje gjelbëruar, unë...

[Pre-Chorus]
Do këndoj për dashurinë
Që ju mbani, që ju mbani
Edhe ushqeni
O vendasit e mi të bekuar
Ju mendjen time
Ju mendjen ma dëfreni

[Chorus]
Ti Shqipëri më jep nderin e madh
Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar
Se zemrën time ma gatove
Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr
[Verse 2]
O ju malet e Shqipërisë
Dhe ju lisat e gjatë
Fushat e gjëra me lule
Që ju kam ndërmënd ditë e natë
Ju bregore bukuroshe
E ju lumenj të kulluar
Çuka, kodra, brinja, gërxhe
E pyje gjelbëruar, unë...

[Pre-Chorus]
Do këndoj për dashurinë
Që ju mbani, që ju mbani
Edhe ushqeni
O vendasit e mi të bekuar
Ju mendjen time
Ju mendjen ma dëfreni

[Chorus]
Ti Shqipëri më jep nderin e madh
Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar
Se zemrën time ma gatove
Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr
Ti Shqipëri më jep nderin e madh
Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar
Se zemrën time ma gatove
Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr
[Outro]
Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Copyright © 2012 - 2021 BeeLyrics.Net