Armëpushim lyrics

by

Alban Skënderaj


[Teksti i "Armëpushim"]

[Strofa 1]
A ka pak kjo jetë vend për ujdi?
Se m'i bëri palë dhimbjet përmbi
A ka pak kjo zemër mirëkuptim?
Si nuk doli kurrë deri më sot në krahun tim

[Refreni]
Uh, a ka pak mëshirë kjo dashuri?
Si s'më la njiherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im?
Asgjë s'kërkoj, pak armëpushim, pak armëpushim

[Strofa 2]
A ka pak kjo jetë një fije hënë?
Se kudo veç pak këmbët më zënë
A ka pak ky mal një vendndalim
Sa të mbledh pak forcë dhe të vazhdoj këtë rrugë pa kthim?

[Refreni]
Uh, a ka pak mëshirë kjo dashuri?
Si s'më la njiherë i qetë të rri
A ka pak mëshirë ky fati im?
Asgjë s'kërkoj, pak armëpushim, pak armëpushim
[Mbyllja]
Uh, uh
Uh, uh
Uh, uh
Uh
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Copyright © 2012 - 2021 BeeLyrics.Net