Zemren E Lame Peng lyrics

by

Eurovision


Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti
Nga jeta ime

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi
Strehën e fundit
Te dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas ditë ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or' e përkryer
Një zemër jo kurrë s'mund të jetë

Natë pas natë ne
Rrahje pas rrahje
Ne te larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lamë peng
Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti
Nga jeta ime

Mbi zemrën time ra
Mbuloi
Strehën e fundit
Te dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas ditë ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or' e përkryer
Një zemër jo kurrë s'mund të jetë

Natë pas natë ne
Rrahje pas rrahje
Ne te larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lamë peng
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Copyright © 2012 - 2021 BeeLyrics.Net