Himni i Flamurit lyrics

by

National Anthems



[Teksti i "Himni i Flamurit"]

[Verse 1]
Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë e një qëllim
Të gjithë atij duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë nuk frigohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor
Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është burrë nuk frigohet
Po vdes, po vdes si një dëshmor

[Verse 2]
Në dorë armët do t'i mbajmë
Të mbrojmë atdheun në çdo kënd
Të drejtat tona ne s'i ndajmë
Këtu armiqtë s'kanë vend
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rrojë
Për të, për të luftojmë ne
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rrojë
Për të, për të luftojmë ne
[Verse 3]
O flamur, flamur, shenjë e shenjtë
Tek ti betohemi këtu
Për Shqipërinë, atdheun e shtrenjtë
Për nder' edhe lavdimn e tu
Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor
Trim burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë therror
Përjetë ai do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Copyright © 2012 - 2021 BeeLyrics.Net